Sunny Hill Festival, Prishtina destinacion i ngjarjes së madhe kulturore për 3 ditë

Për plot tre ditë Prishtina mirëpret Fesrivalin “Sunny Hill”, i cili vjen me moton "Set me free" (Më lër të lirë), dhe me mesazhin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Artistja Dua Lipa përformoi disa nga hitet e saj, e shoqëuar edhe nga këngëtare të tjerë të mirënjohur.

Sunny Hill Festival, Prishtina destinacion i ngjarjes së madhe kulturore

Prishtina mirwpret edicionin e radhws tw Festivalit të yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, “Sunny Hill”.  Mijëra adhurues të muzikës u mblodhën në Parkun Kombëtar të Gërmisë për të shijuar performancën e Dua Lipës dhe artistëve të tjerë të mirënjohur.

Me moton "Set me free" ose “Më lër të lire”, edicioni i këtij viti bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

"Përderisa BE-ja vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do ta mbajmë të gjallë dhe të lirë imagjinatën tonë”, thuhet në një njoftim te Faqes se Festivalit në Facebook.

Dua Lipa këndoi disa prej hiteve të saj dhe "New Rules" ishte një prej këngëve që ndezi atmosferën mes tw rinjve.

Festivali Sunny Hill, që nisi të enjten, do të zgjasë deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 vetë çdo ditë.

Çmimet e biletave për këtë festival variojnë nga 70 deri në 350 euro. Edicioni i parë i “Sunny Hill” është mbajtur më 2018. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, edicioni i vitit 2020 u anulua.

Ndërkohë, më 5 gusht, në Prizren nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.

EMISIONET