SKANDAL ME ULËRIMA: Denisi Love Island ‘kapet Mat’ me një femër tjetër: Shpërthen e dashura (VIDEO)

SKANDAL ME ULËRIMA: Denisi Love Island ‘kapet Mat’ me një

Denisi dhe Xhesi, kanë qenë një nga çiftet më të famshme të reality show-t ‘Love Island’. Ata ishin ndarë pak përpara se të bëheshin pjesë, e më pas u bashkuan gjatë rrugëtimit të tyre televiziv.

Ashtu siç edhe çifti kanë konfirmuar here pas here në rrjetet sociale, gjërat mes tyre po shkonin shumë mire, deri pak orë më parë.

Motra e Denisit, i ka dërguar Xhesit foto të tij me një femër tjetër të cilën e kishte kapur nga dora. Kaq ka mjaftuar që Xhesi të bëjë një skandal në mes të intervistës së Denisit.

Gjatë bisedës së Denisit në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, ai është përballur me një moment të sikletshëm.

Xhesi e ka telefonuar duke i kërkuar shpjegim, por pas refuzimit të Denisit, situate mes çiftit ka arritur deri në skandal.

Kjo situate ka vënë në siklet edhe moderatoren e emisionit, Ester Bylyku, e cila disa here i është lutur Denisit që të sqarohet menjëherë me të dashurën e tij.

Për të ndjekur këtë moment, klikoni në videon e mëposhtme:

EMISIONET