Si të shpëtoni nga njollat e zeza në zonën e bikinit, ja disa maska natyrale

Si të shpëtoni nga njollat e zeza në zonën e bikinit, ja

Nuanca e errët në zonën bikini për vajzat është mjaft e sikletshme dhe bezdisëse. Shpesh kremrat e shtrenjta janë thjesht lekë të cuara dëm që nuk japin rezultate. Ja disa maska me produkte natyrale, që mund ti keni në shtëpi, e që janë mjaft efektive për zbardhjen e kësaj zone.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lëng limoni dhe vaj kokosi

Përveçse është i pasur me vitaminë C, limoni stimulon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në epidermë. Përgatitja e maskës është mjaft e thjeshtë.

Në një enë përzieni tre lugë vaj kokosi me lëngun e gjysmë limoni. Pasi të keni një përzierje homogjene, aplikojeni direkt në lëkurë duke e masazhuar.

Lëreni të veprojë për 15 minuta, më pas lajeni me ujë. Maska rekomandohet të bëhet vetëm në mbrëmje, para se të flini.

Mjaltë, sheqer dhe limon

Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm si për të parandaluar ashtu edhe për të reduktuar njollat ​​e lëkurës. Eliminimi i qelizave të vdekura të lëkurës na ndihmon ta rinovojmë atë dhe të përmirësojmë pamjen e saj.

Përzieni një lugë gjelle sheqer me një lugë gjelle mjaltë dhe lëngun e një limoni.

Aplikojeni maskën në zonën e bikinit dhe fërkojeni me duar, pa ushtruar forcë. Përsëri,maska duhet aplikuar vetëm në mbrëmje dhe asnjëherë gjatë ditës.

Domate, lëng patate dhe mjaltë

Ky ilaç është veçanërisht i dobishëm për lëkurën e ndjeshme, pasi mjalti ka veti hidratuese dhe reduktuese të inflamacionit.

Grini një patate dhe përzieni me lëngun e dy domateve dhe pak mjaltë.

Aplikojeni përzierjen dhe lëreni për 10 minuta, më pas lajeni me ujë.

Zgjidhni ilaçin e duhur për njollat ​​e errëta dhe filloni ta aplikoni. Mos harroni se recetat që përmbajnë limon duhet të përgatiten dhe aplikohen vetëm në mbrëmje, dhe asnjëherë gjatë ditës, për të shmangur ekspozimin ndaj rrezeve të diellit.

EMISIONET