Si të kujdesemi për flokët në plazh? Sezer na zbulon disa sekrete

Si të kujdesemi për flokët në plazh? Sezer na zbulon disa

Stina e verës dhe temperaturat e larta shpesh kthehen në armikun kryesor të flokëve të shëndetshëm duke i tharë dhe djegur ato.

I ftuar në Ditë e Re, parukieri i famshëm Sezer na zbulon se si mund ti mbrojmë flokët nga temperaturat e larta dhe dielli, duke i shpëtuar nga djegia dhe tharja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Teksa thekson se duhet të heqim dorë nga produktet dhe maskat tradicionale e të drejtohemi drejt produkteve profesionale të testuara, ai na zbulon cfarë të marrim me vete për flokët kur nisemi për pushime.

"Unë si djalë, kur shkoj me pushime kam gjithmonë me vete shampon, maskën dhe vajin e flokëve. Vaji i flokëve duhet të përdoret gjithmonë para se të futesh në det," tha ai.

Për djemtë që bëjnë flokët me xhel gjatë verës dhe ndërkohë shkojnë dhe në plazh, si sugjeron që të mos bëhet një gjë e tillë. Kjo pasi ai të krijon zbokth te flokët nëse e mban për një kohë të gjatë.

Për vajzat me ekstejshën gjatë verës, mirë është ti mbajnë flokët gërshet. Kjo pasi flokët nuk do të ngatërrohen. Për frekuentueset e pishinave duhet të kenë kujdes, pasi klori mund të ndryshojë ngjyrën e  ekstejshënave.

Kështu pra sikundër dhe kujdesi për trupin dhe lëkurën gjatë plazhit duhet të kujdeseni dhe për flokët duke i mbrojtur ato. Këshilla kryesore: Mos harroni vajin mbrojtës për flokët!

EMISIONET