Si të kemi lëkurë të hidratuar gjatë verës? Nutricionistja na zbulon sekretet

Si të kemi lëkurë të hidratuar gjatë verës?

Gjatë verës me rritjen e temperaturave, trupi i njeriut djersin më shumë duke bërë që trupi të dehidratohet më shpejt.

Kështu dehidratimi i trupit ndikon dhe në lëkurën e njeriut duke e bërë atë të thatë, të zbehtë e pa jetë. Këto janë dhe shenjat e dehidrimit që shoqërohen dhe me lodhje e mospërqendrim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për këtë nutricionistja Hyrida Basha na zbulon se si ne të qëndrojmë të hidratuar dhe gjatë temperaturave të larta.

Zgjedhja më e përdorur nga ne është uji. Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për të plotësuar nevojat e trupit e për luftuar dehidratimin e trupit. 80% e sasisë së hidratimit të trupit sigurohet nga uji.

Ndërsa 20% vjen nga frutat dhe perimet me përmbajtje uji. Pijet alkoolike ndihmojnë në njëfarë mënyre në hidratim, por kur teprohen kthehen në favorizues të dehidratimit të trupit. Kjo pasi kur konsumojmë pijë alkoolike me tepricë ndjejmë nevojën për të urinuar më shpesh duke u dehidratuar.

Tek perimet dhe frutat kemi shumë mundësi zgjedhje për tu hidratuar. Për këtë mund të zgjedhim  luleshtrydhe, bostan, sallata jeshile e jeshillëqet në përgjithësi dhe shumë fruta të tjera të sezonit. Megjithatë vetëm frutat dhe perimet nuk e zëvendësojnë të gjithë sasinë e ujit që kemi të nevojshëm.

Kafja gjithashtu ndihmon në njëfarë mënyre në hidratim, por në një përqindje më të vogël sesa faktorët e tjerë.

Ndiqni videon e plotë për më tepër këshilla nga nutricionistja

EMISIONET