Si po shkon marrëdhënia mes Sarah Berishës dhe PM? Ja si përgjigjet ish-banorja e Big Brother

Ish-banorja e Big Brother,  Sarah Berisha, ka qenë e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku.

Ajo ka folur për marrëdhënien me DJ PM, duke thënë se shkojnë shumë mirë, edhe pse nuk jetojnë bashkë.

Berisha u shpreh se shkon shpesh për ta takuar në Kosovë, ndërkohë që shpesh vjen dhe PM për ta takuar në Shqipëri.

Sarah Berisha: Gjërat me PM po shkojnë shumë mirë.  Në fakt jemi në distancë, ai është në Kosovë unë jam këtu. Kështu gjërat po shkojnë shumë mirë. Takohemi shpesh, ai vjen ose shkojë unë atje. Tani do ikim bashkë për pushime bashkë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi në distancë.  Zënkat ndonjëherë zihemi më shumë kur jemi larg.

EMISIONET