“Është shumë emocionuese” Me revoltën e Elhaid Cufit në “Jeto me Orën”

Poeti Elhaid Cufi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ka treguar më shumë rreth jetës së tij dhe lidhjes së veçantë që ka me librin dhe të shkruarit.  

Si është të interpretosh poezitë e tua?

Elhaid Cufi: Është shumë emocionuese. Kur është një interpretues i mirë bëhem një me atë më duket si një emocion i ri jo sikur ka dalë nga unë.

Cilat janë kujtimet më të veçanta që kanë lënë gjurmë

Elhaid Cufi: Fëmijërinë e kujtoj një ditë me shi, nuk kam aq kujtime të bukura nga fëmijëria. Përgjithësisht e kaloj me një buzëqeshje. Me sa më thonë njerëzit pak më i brishtë se të tjerët kam qenë. Kam pasur natyrë të qetë. Nuk doja të pushtoj botën me zhurmë por me qetësi. Në moshën 17 vjeçare kam ikur jashtë shteti dhe kam jetuar 5 vjet andej, mbase dhe mungesa e shoqërisë andej, nuk mjafton për të krijuar atë rrëmujën. Vetmia është ajo busulla që të çon atje ku duhet me arrit.

A janë situatat e vështira që e formësojnë njeriun?

Elhaid Cufi: Njeriu nga dhimbjet formon karakterin, qëndrueshmërinë, është më i gatshëm të përballet. Kur të mund e keqja është momenti kur ja nis prej fillimi, kur fillon të jetosh.

Çfarë kujton nga shkrimet e hershme, 13 vjeçe?

Elhaid Cufi: Kujtoj atë frymëzimin rebel ku nuk më dukeshin gjërat në rregull, por që doja ti luftoja me anë të shkrimit. Kur e mora më seriozisht fillova të rrëfej histori njerëzish. Fillova duke u marrë me gjëra më “masive”. Kur ulem me shkruat 12, 13 orë i kaloj duke shkruajtur kur shkruaj për një tregim a libër. Ose lexoj 4 a 5 orë në darkë. Po të shkruaja aq shumë sa duhet të shkruajë një shkrimtar nuk do të isha këtu ku jam.

Për çfarë shkruan më shumë Elhaidi?

Elhaid Cufi: Duke filluar nga pamundësitë për të punuar në vendin tonë për tu paguar sa duhet, për këto do të shkruaj. Çdo dit ke më pak njerëz në vendin tonë. Është e trishto, që çdo ditë po përballemi me këtë fakt. Këto janë brengat që kam, brenga e dashnis së sinqertë që nuk vlerësohet si duhet, dashuria për interes. Shkrimet ja atribujë masës krijoj një shembull se si duhet të jesh, pastaj sa i aftë je të shkosh te ai shembull është puna jote, secili bën zgjedhjen e vetë.

Sa i dashuruar ndihesh?

Elhaid Cufi: Luftë është dashuria. Pa dashuri nuk kisha shkruar. Sa i përket dashurisë ndihem, si Shkodran nën ujë.

EMISIONET