Shkrihet Klanifornia? Zbulohet emisioni ku do të shohim Jul Dedën dhe Olsi Bylykun

Shkrihet Klanifornia? Zbulohet emisioni ku do të shohim Jul Dedën dhe

Merkatorja televizive ka filluar tashmë dhe përflitet për lëvizje të shumta.

Para pak ditëve u raportua se ‘Klanifornia’ nuk do transmetohet më në Tv Klan. Teksa lajmi nuk është konfirmuar ende, sipas Kryefjala dy aktorët e këtij programi televiziv Olsi Bylyku dhe Jul Deda, nuk do jenë më pjesë e tij.

Po e njëjta media raporton se dy aktorët do rikthehen në ‘Top Channe;, pasi janë parë në ambientet e televizionit. E aludohet se do jenë pjesë e ‘Portokalli’.

Kujtojmë se Olsi u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” para disa viteve në ‘Portokalli’ ku nisi rrugëtimin e tij drejt ekranit, teksa Juli ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen e famshme ShlBsh.

Theksojmë se lajmi nuk është konfirmuar dhe mbetet në kuadrin e aludimeve.

EMISIONET