Shkon me fustan në emision, Sam Smith "shokon" publikun

Shkon me fustan në emision, Sam Smith "shokon" publikun

Sam Smith veshi një fustan të gjatë dhe të zi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të enjten dhe diskutoi ndryshimin e teksteve muzikore për një performancë të tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Kantautori 30-vjeçar anglez performoi në dhjetor në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për Respektimin e Martesës.

“Ke kënduar ‘Stay With Me’, gjë që unë e dua, por ke ndryshuar disa nga vargjet e tekstit?”, tha moderatori Jimmy Fallon, shkruan DailyMail.

“Po, e bëra”, konfirmoi Sam, i cili kishte aksesorë me vathë të varur dhe një gjerdan.

“Çfarë teksti ke ndryshuar?”, pyeti Jimmy.

“Është një këngë e vetmuar për marrëdhënie për një nate, kështu që vendosa…”, tha Sam ndërsa publiku i studios shpërtheu në të qeshura.

“A është?”, tha Jimmy. “Po, është. Është shumë dëshpëruese”, tha Sam.

“Unë e këndoj gjithmonë i lumtur”, tha Jimmy.

“Por e ndryshova për të qenë një këngë dashurie. Dhe ishte vërtet e bukur. Dhe ka disa vargje që do t’i mbaj përgjithmonë”, tha artisti britanik.

Sam pati mundësinë që të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, 80 vjeç dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, 58 vjeçe, ndërsa Jimmy tregoi një fotografi të këngëtarit të papërcaktuar në gjini duke pozuar me politikanët.

“Ai është i mrekullueshëm. Ata janë të gjithë të shkëlqyer. Kamala e pëlqeu çantën time të dorës, me të cilën isha shumë i lumtur”, tha Sam. “Ata ishin të gjithë shumë të ëmbël dhe të sjellshëm me mua dhe të gjithë, stafi im, i donin ata. Ishte një ditë e bukur”, deklaroi ai.

Sam ishte në emisionin që transmetohet në NBC përpara paraqitjes së tyre si të ftuar muzikor në “Saturday Night Live”.

Albumi i katërt në studio i londinezit me titull “Gloria” do të publikohet më 27 janar.

Sam dhe këngëtarja gjermane Kim Petras, 30 vjeçe, publikuan bashkëpunimin “Unholy” shtatorin e kaluar si këngën e dytë nga albumi “Gloria”.

“Unholy” kryesoi listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA dhe u nominua për çmimin ‘Performanca më e mirë Duo/Grup e zhanrit Pop” në ceremoninë e 65-të të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Sam i tha Jimmyt se një tjetër këngë do të publikohet përpara se të dalë në treg albumi i plotë.

EMISIONET