Shikojeni/ Bën video në makinë teksa përplaset me 300 kilometra në orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2022, 13:49
Çmenduria i mbyll jetën. Një 21 vjeçar në Itali humbi jetën pasi me 300 km/ orë bënte zigzage me makinën Audi R8, dhe e gjitha skena po filmohej për video në rrjete sociale. Aksidenti u shënua të hënën e kaluar. Në makinë me të ishte dhe një vajzë shtatzënë dhe një djalë I cili filmonte me telefon.
Nga pamjet duket që makina bën zigzage duke kaluar nga një korsi në tjetrën ndërkohë që kilometrazhi shënon 300. Më pas ndodh përplasja që i mori jetën të riut, ndërsa dy miqtë e tij mbetën të plagosur.