Sherri për lekët, Silva Gunbardhi: Njerëzit e Dafit nga Dibra donin të kapnin Mandin pas shpifjeve për mua

Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla tronditi rrjetin në një intervistë të dhënë për emisionin #Expuls në RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të emisionit, Ronaldo Sharka.

Mandi Nishtulla asokohe ndër të tjera akuzoi dhe Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin me të cilët ka bërë këngën "Të ka lali shpirt", kënga me e klikuar shqiptare se këta të fundit i "kanë vjedhur" lekët e fitimeve të klikimeve pasi të gjitha i kanë marrë vetë.

Së fundmi, pas heshti disa muaj, Silva Gunbardhi vendosi të flasë me fakte po në emisionin #Expuls përballë Ronaldo Sharkës në RTV Ora.

Silva bëri për herë të parë publike duke vërtetuar se:

"Silva merr 10% të fitimeve nga klikimet e këngës, 0% i merr Dafi, 0% tekst-shkruesi dhe 90% të fitimeve i merr Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i Mandit"- tha Silva.

Pasi Silva e përlotur përmendi se nuk e pati të vështirë të përballej me shpifjet e Mandit, tha se i detyrohej fansave për këtë intervistë, mamasë së saj dhe njerëzve të Dafit, bashkëshortit të saj:

"Unë nuk jam njeri pa njeri. Njerëzit e Dafit janë në brendësi të historisë, ato janë nga Dibra dhe nuk falin por unë i thash jo, i kam lënë Zotin. Ama nëse ai vazhdon, do e ndjek ligjërisht"- u shpreh ajo.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

EMISIONET