Sherr për një dhuratë: Endri dhe Stefi tregojnë si nisi sherri me Flori Mumajesin

Endri, Stefi dhe Flori Mumajesi janë tre nga artistët më të mirë në Shqipëri, por për fat të keq nuk do të kemi së shpejti ndonjë bashkëpunim mes tyre.

Një bashkëpunim ishte në plan, madje do të ishte dhuratë nga ana e kantautorit Mumajesi për vëllezërit korçar, por në intervistën e fundit për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, Stefi Prifti tha se gjërat mes tij, Endrit dhe Florit, nuk janë mirë.

Gjithçka nisi nga një dhuratë.

Stefi u shpreh se Flori kishte bërë gati një këngë për ta, por Endri dhe Stefi patën vonesa për arsyje të ndryshme familjare, derisa ajo kaloi në neglizhencë. Kjo nuk u prit mirë nga Flori.

Stefi gjithashtu përmend dhe një bisedë të ashpër me Flori Mumajesin në telefon, pas një debati në 'Kënga Magjike'.

Për të zbuluar çdo detaj të mosmarrëveshjes së artistëve, klikoni videon më poshtë.

EMISIONET