Shapkë kokës vajzës në reality show-n kosovar, aktivistja: Media po ushqen dhunë te të rinjtë

Në emisionin e sotëm të “Ditë e Re” ishte e ftuar aktivistja e njohur Xheni Hatillari, për të folur si e sheh ajo dhunën e transmetuar në televizione, e specifikisht për dhunën e ushtruar ndaj një vajze në një format reality në një prej televizioneve në Kosovë. 

Duke folur në lidhje me këtë rast, Hatillari u shpreh se ajo skenë por gjithashtu dhe e gjitha narrative e dhunës në media ka një impakt të madh tek të rinjrë.

"Në mediat tona të gjitha kronikat e lajmeve që prinderit tanë jo domosdoshmërisht i ndjekin por i lënë hapur, transmetojnë informacion që dhe nëse fëmija nuk e ndjek me vëmendje, e thith atë informacion.13-14 vjeçarët mësojnë sjellje të dhunshme të cilat duan ti implentojnë në jetën e tyre të përditshme". 

EMISIONET