VIDEO/ Sara ndjek strategjinë e Luiz Ejllit, tenton t’i hyjë në tualet Françeskës
Një debat i ashpër mes Sarës dhe Françeskës ka ndodhur mbrëmë në BBVIP. Pas përplasjes me fjalë, Sara ka tentuar të hyjë në tualet ndërsa Françeska ishte brenda.
Sipas Sarës, veprimin e ka bërë në mënyrë që të dilnin në nominim të dyja dhe që ajo ta nxirrte nga shtëpia Françeskën.
Mirëpo kjo e fundit e ka shtyrë Sarën duke mos e lejuar të hyjë në tualet.
Banorët e tjerë kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat dhe për të qetësuar situatën.
Rikujtojmë që një veprim të tillë e bëri vitin e kaluar Luiz Ejlli, duke futur në tualet dy banorë të tjerë me të cilët doli automatikisht në nominim.
View this post on Instagram