Ronaldo Sharka i kërkon pushime falas live në emision ish-bashkëshortit të Fjolla Morinës

Biznesmeni Finsik Syla, njëkohësisht ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës ka dhënë një intervistë mbrëmjen e djeshme në “Expuls” nga Ronaldo Sharka në Ora News.

Ronaldo ngacmoi Fisnikun për jetën e tij të luksit dhe shpenzimet marramendëse.

Fisniku pohoi diçka të tillë dhe se nuk nguron t’ja bëjë qejfin vetes. Madje ai shtoi se ka bërë dhe pushime në të cilat ka shpenzuar 50 mijë euro.

I menjëhershëm ishte reagimi i moderatorit i cili tha:“Fisnik më fal por a mund të vij dhe unë në pushimet me ty?”- gjë të cilën Finsiku e priti me sportivitet duke thënë se Ronaldon e ka si vëlla.

Shikoni videon e emisionit. 

 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET