ROBOTI “OPERON” KOKRRËN E MISRIT/ Ndërhyrje në miniaturë, roboti përdori gjilpëra kirurgjikale

Një robot ndihmës ne mikrokirurgji dhe që komandohet ka arritur të qepë një kokërr misri, duke realizuar me sukses  një operacion. Roboti, përdori gjilpëra kirurgjikale, ndërsa lëvizjet e tij janë rezultat i inxhinierisë së sofistikuar dhe viteve të tëra kërkimi.

ROBOTI “OPERON” KOKRRËN E MISRIT/ Ndërhyrje në

Roboti i krijuar nga kompania Sony ‘operon’ kokrrën e misrit duke përdorur gjilpëra kirurgjikale ndërsa lëvizjet e tij janë rezultat i inxhinierisë së sofistikuar dhe viteve të tëra kërkimi.

Eksperimentet jo klinike të prototipit janë kryer në muajin shkurt në Universitetin Mjekësor Aichi. Mjekët dhe stafi mjekësor jo i specializuar në mikro-kirurgji ia dolën që të qepnin me sukses enët e gjakut të kafshëve.

Sipas kompanisë Sony, testet kanë shënuar rastin e parë në botë të qepjes së enëve të gjakut në fushën e mikro-kirurgjisë duke përdorur një robot ndihmës që mund të ndërrojë automatikisht instrumentet.

Ky veprim u bazua te imitimi i kirurgëve dhe asistentëve që kanë nevojën për të ndryshuar sa më shpejt instrumentet kirurgjikale gjatë një operacioni.

Mikrokirurgjia është një kombinim i lëvizjeve të vogla si futja e gjilpërave në enët e vogla të gjakut dhe tërheqja e fijeve. Roboti shkëlqeu në lëvizjen e parë, por duket se te i dyti ka ende hapësirë për përmirësim.

Për këtë, u krijua një pajisje kontrolli “e vogël dhe e lehtë” që mund të manipulohet me majat e gishtave. Përmes kësaj, ndërhyrjet shumë precize mund të kryhen pa nevojën e rritjes së përshkallëzimit të lëvizjes. Këto teknologji do të lejojnë kirurgët që të kryejnë detyra të ndryshme të qetë duke i vendosur duart në hapësirën e caktuar.

Ndërhyrja e robotëve mes kirurgëve dhe pacientëve mundëson lëvizjet e imëta, por mund të vonojë ose paraprijë lëvizjeve të papritura të instrumenteve duke mos pasur kontroll mbi ndërhyrjen.

Për të zgjidhur situatën, u instaluan një sistem kontrolli elektronik dhe një mekanik që kontrollojnë vonesën dhe përgjigjen e lëvizjen e sistemit. Sony u shpreh se shpreson që roboti të mund të ofrojë mikrokirurgjinë për të gjithë pasi aktualisht procedura ofrohet nga një numër i kufizuar kirurgësh dhe klinikash për shkak të aftësisë që kërkon.

EMISIONET