Rikthim te “Normal People’’? Daisy Edgar-Jones e gatshme për të marrë pjesë sërish në serial
Daisy Edgar-Jones, aktorja britanike, e cila u bë e famshme në rolin kryesor të Marianne, në serialin televiziv “Normal People”, shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë edhe në një seri tjetër, nëse do t’i ofrohej si mundësi.
“E dua atë personazh, skenarin, aktorët, të gjithë! Do të ishte e mrekullueshme t'i eksploroja përsëri. Seriali na prezantoj tek njerëzit, ndihem vërtet me fat për mundësitë që më hapi." - tha 26 vjeçarja për BBC.
Normal People, një histori adoleshentësh e bazuar në histori të vërtetë, u shfaq në periudhën e pandemisë, në prill të vitit 2020.
Për të gjithë kastin e aktorëve, seriali iu dha një shtysë të madhe drejt famës, ku përveç Daisyt, shumë i njohur për publikun u bë edhe aktori Paul Mescal, në rolin e Connell, si dhe kasti tjetër i aktorëve.
2 aktorët kryesorë, aktualisht po luajnë për filmat e rinj, shumë të njohur, të mëdhenj, Edgar-Jones në Twisters dhe Mescal në Gladiator II
Gjithashtu Edgar-Jones ka luajtur në filma të tjerë si Fresh dhe Where the Crawdads Sing, mini-seriale të vërteta kriminale, dhe tani me Twisters.
Megjithatë fansat më së shumti e njohin si nxënësja e zgjuar dhe e patrembur, Marianne, marrëdhënia e së cilës me Connell i tronditi shikuesit.
Disa muaj më parë, Edgar-Jones dhe Mescal dominuan në rrjetet sociale, me një postim në Instagram që dukej se jepte sinjale për në një rikthim te Normal People.
Dyshja më vonë sqaroi se, në fakt, ata po ribashkoheshin për të organizuar një shfaqje maratonë të Normal People për bamirësi. Yjet e Normal People së fundmi janë parë së bashku në festivalin e Glastonbury.