Rikthehet Why?Not në RTV Ora, Noizy në një intervistë ekskluzive flet për Bora Zemanin, Orjola Marashin dhe Beatrix. Roza ka një premtim

Ata që menduan se Why?Not u largua nga RTV Ora e kanë gabim.

Në çdo të shtunë Roza Lati rikthehet në ekran më energjike se kurrë.

Madje prej emisionit të parë intervistat ekskluzive nuk mungojnë.

Noizy për herë të parë do të flasë për marrëdhënien me Bora Zemanin, Orjola Marashin por edhe për Beatrix.

E përgjigjen do ta merrni vesh në orën 21:00.

Humori i Bes Kallakut në studion e Rozës është krejt ndryshe. Dy personazhe që rrallë ndodh të jenë bashkë.

Vetë autorja e Why?Not nuk nguron të sfidojë, e për sezonin e pestë ka një premtim më të madh.

"Ka filluan Benzi AMG 6000 benzinë që them unë, jemi shumë entuziastë. Jemi çdo të shtunë në orën 21:00. Këtë sezon jemi zgjatur si minutazh sepse kemi gjëra, më shumë dinamizëm, të ftuar shumë specialë. Jam shumë e lumtur me përkrahjen e familjes time Ora që po nisim sërish një sezon të suksesshëm," tha Lati.

Gjithçka në prapaskenë organizohet nga Bojken Lako.

E doni shumë ta dëgjoni duke kënduar por edhe në regji sjell surpriza.

"Emisioni ka atmosferën e veçantë që sjell Roza, pro kësaj radhe ka një band profesionistësh, shokësh dhe miqsh të mi të cilët sjellin një atmosferë ndryshe duke luajtur muzikë live. Fillon një ritëm i ri, diçka e re që na kënaq të gjithëve," tha Lako.   

Surprizat në RTV Ora nuk përfundojnë shpejt do të ketë të reja.

EMISIONET