Rikthehet Jul Deda zbulon projektin e ri, kërkon ndihmë nga ndjekësit dhe nuk do ta besoni per cfare behet fjale...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 22:32
Edhe Jul Deda do i bashkohet trendit të momentit, atij të podcastit.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka zbuluar në rrjetin social Instagram se do të hapë shumë shpejt podcastin e tij në Youtube.
Mirëpo, ai ende nuk e ka gjetur një emër. Për këtë, aktori kërkon ndihmë nga ndjekësit e tij, duke i sugjeruar një emër.
‘Duhet të ketë emrin tim aty’- u thotë Juli ndjekësve, ndërkohë që premton se personi që do “godasë” me emrin, do jetë i ftuar në një nga puntatat.
Kujtojmë që Juli ishte finalist, por jo fitues i “BBVA”.