Rikthehet Alejandro Inarritu

Pas 7 viteve pauzë, regjisori fitues i dy çmimeve Oscar, Alejandro Gonzalez Inarritu vjen me një rrëfim të guximshëm që e kthen në vendin e tij të lindjes në Meksikë. Ai u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia për të prezantuar, “BARDO, kronikë e rreme e një grushti të vërtetash".

Rikthehet Alejandro Inarritu

“Një foshnjë që është duke lindur, shtyn nënën e saj dhe I drejtohet mjekut me fjalët; kush do të donte të jetonte në këtë botë të çoroditur?”

Kjo skenë e guximshme shënoi rikthimin e Alejandro Gonzalez Inarritu në ekranin e madh, pas një pauze shtatëvjeçare pasi fitoi dy Oscar të njëpasnjëshëm. Në festivalin e Filmit në Venecia regjisori vjen me “BARDO, kronikë e rreme e një grushti të vërtetash".

Një film thellësisht personal që e kthen regjisorin në vendin e tij të lindjes në Meksikë.

Filmi "nuk u zhvillua nga mendja ime, por nga zemra ime", u tha ai gazetarëve, duke e quajtur filmin gati tre-orësh një "riinterpretim emocional të një kujtese".

Ai përqendrohet tek jeta e një gazetari, i interpretuar nga Daniel Gimenez Cacho, që është gati të pranojë një çmim të madh në Amerikë.

Suksesi ndez një krizë ekzistenciale tek ai, në mes të jetës dhe vija gjithnjë e më të paqarta midis realitetit dhe kujtesës.

“Çdo herë, më pak më intereson realiteti në film”, tha Inarritu, duke e quajtur atë “limbo”.

Duke shfaqur peizazhe gjithëpërfshirëse ëndrrash që përfshijnë shkretëtirën e tharë meksikane, një Mexico City post-apokaliptike dhe rrënojat e një kështjelle Aztec, filmi është ankoruar nga marrëdhëniet e botës reale, midis baballarëve dhe djemve, burrave dhe grave, apo edhe njerëzve dhe atdheut të tyre.

"Meksika nuk është një vend, është një gjendje mendore për mua," tha Inarritu, i cili u largua nga vendlindja për në Los Anxhelos mbi dy dekada më parë.

"Por kur largohesh nga ai vend dhe kur koha kalon, kjo gjendje shpirtërore shpërbëhet dhe ndryshon."

Alejandro Gonzalez Inarritu është vlerësuar si regjisori më i mirë në 2015 dhe 2016 për "Birdman" dhe "The Revenant".

EMISIONET