Reklamat e VIP-ave në Instagram, shpërthen Laura Nezha: Boshe, unë nuk pranoj!
Laura Nezha së bashku me të motrën, Fladi Nezha kanë qenë të ftuarat e radhës në “Impact” nga Feride Kuqi që transmetoher çdo të diel në Ora News, 20:00.
Ato folën për biznesin e tyre të estetikës, ku teksa u pyetën nga moderatorja për mos ndjekejn e trendit “reklama nga personazhe publik”, Laura u shpreh totalisht kundra duke argumentuar:
“Unë mendoj që një biznes, ashtu sikurse ka ndodhur në rastin tonë, nëse ka vërtetë vlera, nëse transmeton një punë ashtu sic njerëzit e cilësojnë, nuk ka nevojë për këto reklama. Për mua kjo është nje reklamë boshe. Është e barabartë me zero. Sepse ai personazh nga kjo derë do shkojë në një derë tjeter e tjetër… publiku e di që është një reklamë e pavelërë sepse personi në fjalë është paguar për t’a bërë atë reklamë. Kjo nuk e bën shërbimin të vlefshëm. As unë vetë nuk pranoj reklama të tilla”- u shpreh ajo.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: