Radio dhe “magjia”, Luarasi tregon momentin e sikletshëm me dëgjuesin nga Tropoja

Radio dhe “magjia” u diskutua sot në një panel në emisionin “Jeto me orën”.

Iris Luarasin, pedagoge,  e njohur edhe si aktiviste në fushën e të drejtave të grave,  prej vitesh jep lëndën e radios në fakultetetin Histori –Filologjisë, u ndal tek eksperienca e saj në radio duke kujtuar disa nga momentet më të bukura dhe gazmore.

Sipas saj radio mbetet një dritare që nuk do të dalë kurrë nga moda. Luarasi gjithashtu u ndal tek disa momente të sikletshme por edhe gazmore. 

“Një nga momentet që kam qeshur pa fund është kur u përballa me një dëgjues. Më mori njëri nga Tropoja dhe më tha, Dielli dhe shiu shkëlqen. I thashë unë po shiu shkëlqen andej nga ju.”- shprehet ajo. 

E ftuar në emision ishte edhe Gerta Heta e cila kujtoi me nostalgji periudhën kur shumë njerëz ndiqnin me ëndje programet e saj në radio.

“Më ka ndodhur që më nisnin dëgjuesit letra dhe më imagjinonin  bionde të gjatë , madje më puthnin dhe linin edhe shenjat e buzëkuqit në to. Ishin vërtet kohë të bukura të arta do të thoja “ u shpreh e emocionuar Heta.

Erion Korini, drejtuesi i Radio Ora gjithashtu u ndal tek eksperienca e tij e gjatë në radio, pasion i cili kishte nisur tek ai në një moshë shumë të vogël.

Edhe Greisi Laraku gazetare prej 14 vitesh në Radio ndau eksperiencën e saj të gjatë dhe të bukur. Të ftuarit në fund të bisedës dhanë mesazhin se edhe pse  jetojmë në një epoke dixhitale dhe në një kohe ku dominojnë rrjetet sociale, radio mbetet ende një  mediumi  i dashur për publikun.

Pra e cilësuar si ‘Teatri i Mendjes’, radio vazhdon ende të pëlqehet për shkak të përjetimeve unike që krijon tek gjithsecili dëgjues. 

EMISIONET