Pushimet me familjen, ja si ndikojnë

Sociologia Doralda Tanellari gjatë një interviste për RTV ORA në "Jeto më Orën" foli rreth mënyrës se si ndikojnë pushimet verore në marrëdhënien mes prindit dhe fëmijës.

Ajo  tha se fëmijët janë pjesa më e bukur dhe më e këndshme e pushimeve pasi fëmijët aty krijojnë marrëdhënien e përhershme me prindërit.

Doralda Tanellari: Pushimet janë periudha më e bukur që ne presim gjatë gjithë vitit. Pavarësisht pse ne kemi 2 lloj pushimesh janë pushimet verore dhe ato dimërore, fokusi jonë mbetet i përqëndruar tek ato veroret. Kjo lidhet dhe me kohën e lirë që kemi në dispozicion. Ka vetëm gjëra të bukura gjatë pushimeve. Fëmijët janë pjesa më e bukur dhe më e këndshme e pushimeve pasi fëmijët aty krijojnë marrëdhënien e përhershme me prindërit. Kontakti i munguar gjatë ditëve të ngarkuara me punë, varësia nga delefoni, duket se deti dhe dielli dhe gjithçka tjetër që të mbush me energji pozitive i nxjerr ato në plan të dytë dhe na bën ne më pozitiv.

EMISIONET