Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën copë makinën luksoze

Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën

Dashuria e Cristiano Ronaldos për makinat e shpejta sportive me vlerë të madhe është e njohur. Futbollisti portugez ka disa supermakina mbresëlënëse në koleksionin e tij personal dhe në garazhet e shtëpive të tij, por njëra prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda.

Më konkretisht, një punonjës i Cristiano Ronaldos drejtonte Bugatti Veyron 900 kuaj fuqi, me vlerë 2 milionë euro të yllit portugez, dhe për arsye të panjohura deri më tani, humbi kontrollin e makinës luksoze dhe u përplas me murin e një shtëpie në Majorka.

Ngjarja ka ndodhur sot, e hënë 20 qershor, rreth orës 11:00 të mëngjesit, kur punonjësi që drejtonte makinën luksoze të 37-vjeçarit, ka humbur kontrollin dhe e ka “hedhur” në hyrje të një vile në qytetin Bunyol në Majorka ku po pushon këtë sezon Cristiano Ronaldo.

Punonjësi ka qenë me fat pasi nuk ka pësuar lëndime, megjithatë ajo që ka “pësuar” nga aksidenti është zemra e Ronaldos...

Punëtori i "thyen" zemrën Cristiano Ronaldos, i bën

EMISIONET