"Publiku të ul publiku të ngre", Ervis Behari: Duhet të jemi shumë të thjeshtë

Ervis Behari është këngëtari i këngës popullore shumë i dashur për publikun. 

Repertori i tij muzikor numëron me dhjetra këngë të cilat tanimë janë kthyer dhe në hite.

Vetëm 6 muaj më parë ai ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Si qershia”.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Ervisi rrëfeu më tepër për fillimiet e karrierrës së tij si dhe vështirësitë që ka hasur në tregun muzikor.

Ervis Behari: Unë kam ardhur për herë të parë me  një vidoklip për publikun në vitin 2015 dhe kënga e parë që kam publikuar ka qenë kënga me titull “Këngët e vendit tim.

Edhe pse Ervisi është një këngëtar i dashur për publikun ai sot e kësaj dite vazhdon të mbetet një njeri i thjeshtë dhe me këmbë në tokë.

"Publiku të ul publiku të ngre, duhet të jemi shumë të thjeshtë", shprehet ai.  

Ndërsa kthen vëmendjen nga familja dhe fëmijëria Ervisi shprehet se “fëmijëria ka qenë periudha më e bukur me familjen time”. 

Personi që e mbështet më së shumti është gjyshja e cila e trajton akoma edhe sot si një fëmijë.

Ervisi nuk është rastësisht një këngëtar pasi e ka të trashëguar nga familjarët e tij, pasi kishte shumë raste kur mblidheshin dhe këndonin së bashku. Ndërsa nga këngët që Ervisi do veçonte më së shumti është kënga e nënës. Duket se Ervisi nuk do të ndalet këtu pasi do ta shikojmë me projekte të reja.

EMISIONET