Psikologia: Dea, Amos dhe Olta thrilleri, Luizi komedia

Suela Kalaja, psikologe në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tha se programe të tilla si "Big Brather" përcjellin fenomene që çuditërisht nuk i kuptojmë.

Sipas saj në programe të tilla "Njerëzit e shëndetshëm mendërisht duhet të përshtaten me personat që janë me çrregullime dhe duhet të kenë inteligjencë të dyfishtë".

Sipas psikologes personazhet janë të ndara nëse e çon TV te "Dea, Amos dhe Olta do ta çoje te thrilleri" nëse do ta çosh "te Luizi, e çon te komedia".

Suela Kalaja: Përcjellin fenomene që çuditërisht nuk i kuptojmë.  Njerëzit e shëndetshëm mendërisht duhet të përshtaten me personat që janë me çrregullime dhe duhet të kenë inteligjencë të dyfishtë. Te Dea, Amos dhe Olta do ta çoje te thrilleri. Po ta çosh te Luizi e çon te komedia. Jo se Luizi është ndryshe por që ndoshta është një gjë që i bën të ndjehen më ndryshe.

"Është një popull i tërë me Luizin dhe ata që nuk janë me Luizin janë anti Amos, Kejvina.", tha ajo.

Kalaja nxjerr në pah dhe atakimin që i bëjnë personazhet njëri tjetrit.

Suela Kalaja: Brenda ka persona që pa bërë asgjë pretendojnë që kanë bërë gjithçka. Unë kam bërë këtë çfarë ke bërë ti.

"Edhe unë kam pyetur dhe më kanë thënë shiko instagramin e tyre. Kanë nga 800K followersa", tha këngëtari Erion Korini.

Sakaq ish personazhi i përputhen, Elivis Loko u shpreh "Ne këtu i japim rëndësi aq të madhe Big Brotherit sepse duam të merremi me jetën e tjetrit. Ti më mirë xhiron llogarinë e tij sesa tënden."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET