Prind i mirë?! Ja si të silleni me fëmijët

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të qenë prind i mirë por ka disa gjëra që duhet ti dimë me patjetër kur bëhet fjalë për raportin që ndërtojmë me fëmijët dhe mënyrën si sillemi me to.

Psikologia Gejsi Ndoja në “Jeto me Orën” në RTV ORA ndau disa këshilla që sipas saj ndikojnë në aftësitë e saj.

Gejsi Ndoja: A u kënaqe? Fëmija duhet të dali me një sadisfaksion. Tregon që fëmija është i lumtur, që ka marrë kënaqësi.

Nuk duhet ti themi pse ti more aq dhe shoku yt kaq? Fëmijët duhet të bëjnë gjërat në formën e tyre. Duhet të shmangen pyetjet rreth performancës së shokëve. Sepse ti si prind po i vë në dyshim aftësitë e tij. Ndodh që shoku të ketë marrë dhjetë dhe ti thua çfarë të mungon që nuk e more. Fëmija mund ti ketë gjërat materiale, fëmijët dhe sikur të jenë të parët duhet të jenë vetë.

Sakaq ajo thotë se duke shpjeguar se çfarë keni bërë ju si prindër i bën gjërat më të këndshme.

Gejsi Ndoja: Fëmijët dhe manipulojnë, e dinë që mami do të preket kur fëmija të qajë dhe vepron në një mënyrë të caktuar. Fëmijët zakonisht modelojnë prindërit. Të gjitha këto e bëjnë situatën më të thjeshtë. Duke shpjeguar se çfarë keni bërë ju si prindër i bën gjërat më të këndshme. Fëmijët që kanë qëndruar 3 a 4 muaj në shtëpi dhe tani kanë një mësuese dhe me autoritet duhet të mësohen.

EMISIONET