Princi Louis bëhet përsëri viral, kërcimi gjatë paradës 'rrëmben' vëmendjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 23:15
Princesha e Uellsit, Kate Middleton bëri ditën e sotme paraqitjen e parë publike pas gati shtatë muajsh, kur u diagnostikua me kancer.
Padiskutim që kjo dalje e saj ngjalli mjaft interes, por vëmendjen e rrëmbeu përsëri i vogli i saj, çamarroku Louis.
Këtë herë, 6-vjeçari, përveç fytyrave qesharake, ai u bë viral edhe për kërcimin që bëri gjatë paradës.