Princi George dëshiron të punojë si kuzhinier përpara se të bëhet Mbret

Princi George dëshiron të punojë si kuzhinier përpara se

Princi George ka shprehur dëshirën se çfarë dëshiron të bëjë, përpara se të bëhet mbret. Ai është shprehur se do të punojë si kuzhinier e më pas të marrë rolin e tij mbretëror, ka zbuluar pronari i një restoranti në Norfolk.

Gjatë vizitës së familjes mbretërore në këtë restorant, ku i pranishëm ishte dhe 11 vjeçari, pronari i restorantit i tregoi Xhorxhit furrën e tij të picës me dru dhe tha se princi i ri ishte i emocionuar. Pasi e pa, ai tha: “Kështu dua të bëj kur të rritem!”

MacCarthy tha se i vite keq që këtë dëshirë të princit të vogël nuk do e realizonte dot sepse restoranti i tij do të mbyllet në nëntor, pas 17 vitesh.

“Është e trishtueshme kur e nis diçka me shumë qejf dhe më pas detyrohesh që ta mbyllësh. Ka pasur një rritje të kostove, energjia elektrike shumë e lartë dhe ka qenë e vështirë për të rekrutuar staf. Pavarësisht se kemi një verë shumë të ngarkuar, është e vështirë të drejtosh një biznes 12 muaj në vit nëse është sezonal dhe fitimprurës vetëm për disa muaj”, është shprehur ai.

EMISIONET