PËRFITIMET E FIZIOTERAPISË/ Halilaj: Ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve

Në një intervistë për “Ora News”, fizioterapisti Ardit Halilaj shpjegon se fizioterapia, përmes ushtrimeve të specializuara dhe teknikave të tjera, ndihmon në përmirësimin e lëvizshmërisë, zvogëlimin e ngurtësisë dhe zhvillimin e stabilitetit të trupit. Ai thekson se çdo plan është i personalizuar për të përmbushur nevojat e pacientëve dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Këto ushtrime, por dhe të tjera, ndihmojnë në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe zvogëlimin e ngurtësisë në muskuj dhe nyje.

Ardit Halilaj, fizioterapist, në një intervistë për “Ora News” tregon se ushtrime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e stabilitetit të trupit dhe koordinimit motorik.

Përmes një kombinimi të lëvizjeve dhe ushtrimeve fizike, terapive manuale, edukimit dhe këshillimit, Halilaj  tregon se fizioterapia ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve të të gjitha moshave.

Halilaj thotë se Fizioterapia ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe parandalimin e problemeve të ardhshme shëndetësore.

Ai, gjithashtu, thekson se çdo plan fizioterapie është individualisht i përshtatur për nevojat e pacientëve, duke u bazuar në diagnozën e tyre dhe nivelin e aktivitetit fizik.

EMISIONET