Prej 25 vitesh të divorcuar, Demi Moore flet për Bruce Willis: Nuk ka pasur asnjëherë…
Edhe pse kanë shumë vite të ndarë, Demi Moore vazhdon të jetë e pranishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj, Bruce Willis. Ky i fundit është diagnostikuar me afazi dhe demencë frontotemporale.
Aktorja e famshme e “The Substance”, e cila viziton Willisin çdo javë për t’u siguruar që ai dhe familja e tij të kenë mbështetje, foli për marrëdhënien e tyre në një intervistë për revistën “Variety”.
“Ne do të jemi gjithmonë një familje, thjesht në një formë tjetër. Për mua nuk ka pasur asnjëherë pikëpyetje. Unë jam këtu sepse kjo është ajo që të gjithë duhet të bëjnë për njerëzit që duan”, u shpreh aktorja, shkruan “Page Six.”
62-vjeçarja shpreson se qëndrimi i saj ndaj ish-bashkëshortit do të jetë një frymëzim për të tjerët që kanë kaluar një divorc.
“Shpresoj se është inkurajuese për të tjerët të shohin se ka një mënyrë tjetër për t’i bërë gjërat”, tha Moore teksa shtoi se: “Ka jetë pas divorcit”.
Ndërkohë kujtojmë se Moore dhe Willis ishin të martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000 dhe kanë tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah.
Deklaratat e fundit të Moore për marrëdhënien e saj me Bruce Willis vijnë në mes të betejës së tij të vazhdueshme me probleme serioze shëndetësore.
Në mars 2022, familja e aktorit njoftoi se ai do të tërhiqej nga aktrimi. Një vit më vonë, në shkurt 2023, ata zbuluan se ai vuan nga demenca frontotemporale, një sëmundje që ata e përshkruan si “të rëndë”.
Në dhjetor 2024, në një intervistë për CNN, Demi Moore foli për gjendjen e tij shëndetësore.
“Në bazë të të dhënave për momentin është në gjendje shumë stabile. Ka humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë ka edhe bukuri dhe dhurata të mëdha që mund të vijnë prej saj”, shtoi ajo.