Prej 1 viti nuk heq vetullat dhe mustaqet, 31-vjeçarja: Burrat më shajnë në rrugë

Prej 1 viti nuk heq vetullat dhe mustaqet, 31-vjeçarja: Burrat më

31-vjeçarja Eldina Jaganjac, ndryshe nga femrat që kujdesen në çdo detaj në pamjen fizike, prej më shumë se 1 viti nuk ka pastruar as mustaqet dhe as vetullat.

Jaganjac një mësuese nga Kopenhagen u rrit duke u bezdisur gjithnjë e më shumë me pritshmëritë e vendosura për gratë, veçanërisht kohën që duhet të shpenzojnë femrat në krahasim me burrat për të ruajtur pamjen e tyre.

31-vjeçarja ndaloi së përdoruri një piskatore për të hequr vetullat para 1 viti dhe tha se kjo nuk e ka bërë të ndihet më pak femërore, shkruan Ora News.

Madje ajo ka shtuar se vendimi që ka marrë për të dalë nga turma, i ka dhënë më shumë vetëbesim.

Por, nga ana tjetër ajo pranon se burrat në Danimarkë e kanë ofenduar në rrugë. Ajo shtoi se vëren burra që shikojnë vetullat e saj sikur të ketë një “kokë tjetër.”/OraNews/

EMISIONET