Politikan në shtëpi? Ja si përgjigjet Gerti Bogdani

Në emisionin “Jeto më Orën”në RTV Ora Gerti Bogdani foli rreth familjes së tij, Edlirës të shoqes, dhe dy fëmijëve Ajra dhe Renardi.

Gerti Bogdani: Të gjesh një person aq të mrekullueshëm sa Edlira është fat. Familja është gjëja më e shtrenjtë që ke. Në momentin që kthehesh në shtëpi aty është dashuria e vërtetë. Për Ajrën thonë se më ngjan mua, për Renardin thonë se i ngjan Edlirës. Ajra më ngjan mua në paraqitje por tenton ti ngjajë Edlirës në sjellje. Ka qenë 4 a 5 vjeç dhe më vjen në shtëpi me megafon jo plehra në shtëpi, jo plehra në shtëpi.

A është  Gerti Bogdani politikan në familje?

“Është e vështirë se vajzat sidomos, të zhveshin nga çdo armë, është shuam e vështirë. Jo.”, u përgjigj ai.

Kush është më autoritari?

Gerti Bogdani: Mendohemi të jemi në një linjë se ndryshe humbasim autoritetin a respektin e gjithsecilit. Javët e fundit kanë qenë të rënduara për Edlirën dhe Ajran e çoj vetëm në mëngjes në shkollë. Kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar.  

Një sfidë e madhe e familjeve është koha fizike e pamjaftueshme, si mund të gjendet e mesmja e artë?

Gerti Bogdani: Unë jam munduar të kaloj sa më shumë kohë me familje. Para disa vitesh ka qenë një emision i vitit të ri me fëmijë politikanësh nga 12 fëmijëve të cilët u pyetën se ‘çfarë donin nga babagjyshi’ 11 prej tyre thonin ‘të jetë babi në shtëpi’ dhe nga ai  moment e kam mbajtur mend. Mundohem të jem aty dhe të jap më të mirë. Po nuk dhe më të mirën për familjen tënde nuk mund të japësh për të tjerët.

EMISIONET