Po vjen era tradhti, Elon Musk në një lidhje me gruan e mikut të tij?

Po vjen era tradhti, Elon Musk në një lidhje me gruan e mikut të

Janë rritur dyshimet se Elon Musk mund ta ketë tradhëtuar partneren e tij me gruan e mikut të tij më të mirë dhe njëkohësisht shefin e Google.

Dje Wall Street Journal transmetoi atë që me siguri është historia përfundimtare e tradhtisë në nivel miliarderësh: që Musk, njeriu më i pasur në botë, pati një lidhje 'të shkurtër' me gruan e mikut të tij të ngushtë dhe dikur aleatit të biznesit Sergey Brin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Brin, i cili bashkëthemeloi Google, është njeriu i shtatë më i pasur në botë.

Lidhja, sipas WSJ, ndodhi në dhjetor dhe ka çuar në kolapsin e shpejtë të martesës së Brin me Nicole Shanahan, gruan e tij të dytë dhe nënën e vajzës së tij të vogël. Brin, një manjak i teknologjisë, bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur arsye të forta.

Dyshja ishte konsideruar gjerësisht si më magjepsësit në botën e teknologjisë dhe ndër më të fuqishmit në planet. Në muajt që pasuan, Brin ka qenë vazhdimisht duke hequr dorë nga të gjitha investimet e tij në bizneset e shumta të Musk.

Ëall Street Journal raportoi burime në një festë në fillim të këtij viti duke pretenduar se Musk ra në gju përpara Brin dhe kërkoi falje për aferën. Brin thuhet se e pranoi faljen, por ende nuk po flet rregullisht me Musk.

Nëse është e vërtetë, ky është padyshim akti më kolosal i tradhtisë në historinë e klubit të djemve miliarderë. Gjeniu i teknologjisë, Brin, i dha hua Musk-ut 500,000 dollarë, gjë që e pengoi kompaninë e tij Tesla të mos falimentonte 14 vjet më parë në kulmin e krizës financiare të 2008-ës.

EMISIONET