"Pishman...", Xheneta i dedikon këngë Gjestit?
Xheneta duket se ka dërguar një mesazh të nënkuptuar lidhur me situatën e saj të tashme me Gjestin, duke marrë pjesë në videoklipin e këngës së re “Pishman” nga Adri dhe Iliriana.
Ky projekt muzikor ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht për faktin se Xheneta shfaqet në klip, çka ka nxitur diskutime.
Disa vargje të këngës, si “tradhti virale”, janë interpretuar nga fansat si një referencë ndaj situatës aktuale të Gjestit në Big Brother VIP Albania, ku ai ka nisur një lidhje me Eglin pas kalimit në edicionin shqiptar të spektaklit.
Xheneta, e cila kishte mbetur e zhgënjyer pas ndarjes nga Gjesti, reagoi për herë të parë pas komenteve të tij në spektaklin e së martës, duke bërë një paralajmërim Edhe pse ajo nuk e ka komentuar drejtpërdrejt këtë situatë, përfshirja e saj në videoklip dhe teksti i këngës sugjerojnë se mund të jetë një mesazh për ish-partnerin e saj.
Tashmë mbetet të shihet se si do të reagojë Gjesti ndaj kësaj lëvizjeje nga ana e Xhenetës, kur të dëgjojë këngën.