Petri Bozo tregon pse nuk e ndërron Arjola Shehun në bashkëpunim prej 4 vitesh

Petri Bozo tregon pse nuk e ndërron Arjola Shehun në bashkëpunim

Petri Bozo, regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, ka qenë i ftuar në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora për të rrëfyer jetën e tij nëpërmjet 10 fotove, në rubrikën "N'kujtime".

Teksa shfaqet fotoja e moderatores së njohur Arjola Shehu, e cila bashkëpunim me Petri Bozon prej 4 vitesh, autori dhe moderatori emisioni pyet Petri Bozon se përse nuk e ndërroj si moderatore, pasi në eventet e tij ka bashkëpunuar me shumë të tilla, por Arjola është ajo që prej 4 vitesh moderon spektaklet e realizuara nga vetë ai:

"Ka justifikuar veten Arjola me disiplinën e jashtëzakonshme brenda staturës së saj, me korrektësinë që ka në punë. Njerëzit korrekt i dua dhe e kam trashëgim nga im atë i cili ka udhëhequr Kinostudion Shqipëria e Re. Oraret i kam pikë të dobët.  Arjola e respekton shumë ktë fakt"- u shpreh ai, e teksa moderatori Sharka shtoi se Petri është me fat qe bashkëpunon me Arjolën.

Ndiqni videon e plotë për më tepër:

 

EMISIONET