Pasi zbuloi se vuan nga paraliza e fytyrës habit këngëtari: Besimi te Jezusi më ka ndihmuar të përballem me gjendjen time

Pasi zbuloi se vuan nga paraliza e fytyrës habit këngëtari:

Ylli ndërkombëtar i muzikës Justin Bieber zbuloi sëfundmi se vuantë nga sindroma Ramsay Hunt që i kishte shkaktuar atij paralizën e anës së djathtë të fytyrës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Së fundmi këngëtari zbuloi më tepërmbi situatën e tij shëndetësore dhe psikologjike.

Në një komunikim për ndjekësit, Justin tha se besimi i tij tek Jezusi e kishte ndihmuar të përballej më mirë me gjendjen aspak të mirë shëndetësore kohët e fundit.

“E di që kjo stuhi do të kalojë, por ndërkohë e di që Jezusi është me mua. Çdo ditë është bërë më e mirë dhe gjatë gjithë shqetësimit kam gjetur ngushëllim tek ai që më ka projektuar dhe që më njeh. Kujtoj se ai njeh të gjithë qenien time. Ai i njeh pjesët më të errëta të mia që unë dua që askush të mos dijë dhe ai vazhdimisht më mirëpret në krahët e tij të dashur. Kjo perspektivë më ka dhënë paqe gjatë kësaj stuhie të tmerrshme me të cilën po përballem,"  shkroi Bieber në Instagram.

Javën e kaluar, në një video tre-minutëshe për 240 milionë ndjekësit e tij, Bieber buzëqeshi dhe mbylli sytë për të treguar se si ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizte.

EMISIONET