Partneri e tradhtoi, "shpërthen" ish-banorja e BBV2: Të mbajë të dytën, aman...ia kam falur
Ish banorja e BBV2 Diola Dosti ka pranuar sëfundmi se është tradhëtuar nga partneri i saj.
Të vënë përballë situatës nëse janë tradhtuar nga partneri me dikë që nuk e krahasojnë me veten, Diola u përgjigj me “po”.
“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, përfundoi ajo.