Parshutizmi, pasion dhe profesion. Të 'prekësh' qiellin si Xhonatan Islami

Në Rumani Shqipëria u rëndit e 10-ta sa i përket sportit të parashutizmit.

Xhonatan Islami i cili u shpall Kampion Europe  për të rinj si dhe Blerian Brace, Gerhard Muca e Stilian Zani ndanë eksperiencën e tyre sa i përket këtij sporti.

Ata tregojnë se është një përvojë e veçantë dhe me shumë emocione.

Xhonatan Islami: Një përvojë e bukur dhe e veçantë. Garat  Kampionati Europian më të rëndësishmet që bëhen gjatë këtij viti.

Blerian Brace: Ne na është bërë si stil jetese fluturimi. Gjithmonë i kam pasur qejf sportet ekstreme. Kur e provon ndjesinë që të jep nuk mund të shkëputesh më. Miqësia dhe shkëmbimi i eksperiencave është një gjë e bukur. Unë jam tip emocional dhe kur fillojmë garën dridhem. Konkurrenca është e fortë. Ne rritemi nga viti në vit, jemi ekip i fortë dhe na kanë frikë gjithë ekipet e tjera.

Islami tregoi rreth fluturimit të tij të parë dhe lidhjen e tij me këtë sport që i vogël.

Xhonatan Islami: Fluturimi i parë në 10.10.2010  ishte moment i paharrueshëm. Momenti që je vetëm në fluturim është i paharrueshëm, ishte një ëndërr që e kisha që i vogël, është një moment që e kam të ngulitu. Është dhe frik dhe përgjegjësi duke qenë se jam  dhe djali i një piloti një nivel duhet ta arrija. Kam pasur mundësinë ti futem që i vogël këtij sporti. Disiplina më e përhapur është ajo e precizonit. Kjo është dhe gara q mbahet në Rumani. Niveli i ekipit po rritet. Është eksperienca faktori kyç. Kishim përgjegjësi të madhe. Pa eksperiencën e duhur dhe rezultatet nuk vijnë.

Në “Jeto me Orën”ata treguan dhe për fluturimin që ju ka falur më shumë emocion.

Stilian Zani: Më emocionuesi fluturimi me bashkëshorten time.

Gerhard Muca: Ka qenë me mbesën time 7 vjeç, ishte shumë mirë dhe qetë. Ajo nuk kishte frikë fare. Shijonte çdo moment gjithë kohën duke folur ndërkohë unë po dridhesha. Kur isha me të në fluturim më dha një ndjesi shumë të madhe.

Xhonatan Islami: Kur fluturojmë vetëm thyejmë limitet, na pëlqen të rrezikojmë nga pak. Bëhet më sfiduese se një fluturim normal.

Sakaq për Blerian Brace çdo fluturim ka emocionet e tij dhe është i veçantë.

EMISIONET