Parada që bllokoi qarkullimin, mjelma dhe 7 zogjtë e porsalindur për not në lumë

Parada që bllokoi qarkullimin, mjelma dhe 7 zogjtë e porsalindur

Javët e fundit, disa hapësira parkimi ishin bllokuar në brigjet e lumit Rin në  qytetin Schaffhausen të Zvicrës për të lejuar një çift mjellmash të çelin vezët e tyre në paqe. 

Të premten, erdhën në jetë 7 zogj. Një ditë më vonë, nëna së bashku me  zogjtë dolën nga foleja për të notuar në lumë.

Qytetarë të shumtë shijuan paradën e tyre në rrugët e qytetit.

"Ecnin paqësisht në rrugë duke ndaluar herë pas here, para se të mbërrinin në lumë. E bllokuan qarkullimin për rreth 15 minuta. Por padyshim kjo nuk bezdisi askënd, përkundrazi ishte një moment emocionues" tha një qytetar.

"Arratisja" e mjellmave u monitorua nga afër nga Animal Rescue Schaffhausen-Thurgau për të siguruar sigurinë e tyre. 

 “Ne e dinim se do të largoheshin së shpejti nga foleja e tyre. Prandaj ishim gati në 7 të mëngjesit të së shtunës. Në orën 11 të mëngjesit, nëna dhe zogjtë e saj shkuan drejt Rinit. Babai, mbeti në fole me një vezë e cila ende nuk ishte çelur ".

 

EMISIONET