Paguajnë 10 mijë euro/ Luizi dhe Efi fitojnë lirinë, por kush ishte kundër?

Paguajnë 10 mijë euro/ Luizi dhe Efi fitojnë lirinë, por

Një zarf i bardhë hyri në shtëpinë e Big Brother, që kishte të bënte me izolimin e Luizit dhe Efit në një dhomë të shtëpisë dhe që banorët të votonin për nxjerrjen e Efit dhe Luizit nga dhoma, por me një kusht! Që nga çmimi i madh të zbriten 10 mijë euro.

Sapo Bjordi lexoi zarfin, nisën edhe diskutimet e para mes banorëve, ku disa prej tyre e kundërshtuan këtë.

Në fund, Efi dhe Luizi dolën nga dhoma e izolimit dhe u bashkuan me pjesën tjetër të shtëpisë. Ky vendim u votua nga shumica e banorëve, në këmbim të 10 mijë eurove.

Ndërkohë, pesë të tjerë, Olta, Amos, Dea, Tea dhe Xhoni votuan kundër nxjerrjes së tyre nga dhoma. Pasi votoi shumica, Amos reagoi ashpër. Duke iu drejtuar shumicës, ai tha që nuk dëshiron të dëgjojë askënd që ankohet për Luizin.

Nga ana tjetër, Olta i cilësoi banorët si mendjelehtë për vendimin që morën. Me të fituar lirinë, Kiara do të vraponte t’i hidhej në krahë Luizit. /tch

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

EMISIONET