“Operacioni kirurgjikal mund të bëhet online”, Martenika: Inteligjenca artificiale më e përhapur në shëndetësi

Ermand Martenika, Inxhinier biomjekësor në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth inteligjencës artificiale.

Martenika tregon se “Inteligjenca artificiale është përhapur në shumë sisteme, më i përqëndruar është në sistemin shëndetësor”.

Ai tregon se në vendet e zhvilluara është bërë e mundur që “një kirurg mund të bëjë një operacion kirurgjikal online”.

Ermand Martenika: Inteligjenca artificiale nënkupton trurin elektronik që kryejnë miliarda procesime matematikore për të kryer një punë të caktuar. Truri jonë nuk arrin të realizojë procesime që kërkojmë. Dikur njërëzit ishin më të shëndetshëm, nga mungesa e teknologjisë dhe inovacionit, por fifbeku për të arritur një gjë të caktuar nuk ishte i madh. U desh një investim marramendës që të arrihet në mikroçipa që nuk shihen me sy të lirë. Inteligjenca artificiale është përhapur në shumë sisteme, më i përqëndruar është në sistemin shëndetësor. Aktualisht një kirurg mund të bëjë një operacion kirurgjikal por që mund të bëhet online. Për shembull masa tumorale që mund të jetë te një person.

“Sistemi robotik mund të procesojë në distancë. Aktualisht aplikohen në shtete shumë të zhvilluara që të ketë një sistem robotik ku kryhet një operacion kirurgjikal nuk mund të mendohet ndërprerja e energjisë. Aktualisht përdoret shumë në sektorin e automobiljeve. Përdorim tjetër interesant është për krijimin e dronëve të sofistikuar. Është një impakt i madh ndaj nesh. Teknologjia po bën të mundur dhe zëvendësimin e shumë punëve. Përdorim të gjerë ka në studimet kërkimore shkencore.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET