Olta përlotet, Armaldo largohet nga loja: I lumtur që dola, ngelën duke më sharë

Olta përlotet, Armaldo largohet nga loja: I lumtur që dola,

Publiku vendosi që mes Kristit, Luizit dhe Armaldos, ky i fundit të largohej nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Luizi, Armaldo dhe Kristi ishin në nominim këtë javë. Ata u dënuan nga Vëllai i Madh pasi thyen një nga rregullat kryesore të programit, u futën njëkohësisht në tualet, gjë që ky format e ndalon në mënyrë kategorike.

Përmes një zarfi të zi që hyri në shtëpi javën e kaluar, Vëllai i Madh komunikoi se për shkak të thyerjes së rregullave, Luizi, Armaldo dhe Kristi do dërgoheshin në tre në televotim.

Olta përlotet, Armaldo largohet nga loja: I lumtur që dola,

Pas daljes së Armaldos, në shtëpi ka pllakosur trishtimi, heshtja dhe lotët. Olta u mërzit më shumë nga të gjithë banorët dhe u përlot.

Ajo u shpreh se nuk e priste fare këtë vendim, ndërsa disa prej banorëve të tjerë mendonin të njëjtën gjë, mes tyre edhe Kiara.

Olta: Nuk e prisja daljen e Maestros, isha e sigurtë që do qëndronte. Më prek më shumë akoma që Luizi pas gjithë fushatës që bëri për ta nxjerrë jashtë është kaq i qetë dhe i lumtur.

Luiz: Për ty e bëra Olta. Tani nuk ke as më ke flet dhe as me kë rri. Është loja ime, e bëj si të dua. Kjo lojë portokall është, mundësia mbase të vjen dhe ty në dorë.

Olta përlotet, Armaldo largohet nga loja: I lumtur që dola,

Armaldo nuk kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi. Armaldo tha se është i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.

Armaldo: Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtje-ardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatëzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe. Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe. Aty brenda je i detyruar t’i “përtypësh” disa fjalë që të lëndojnë. Kam qenë në një sitatë, si “thikë me dy presa”. Nuk kam dashur të jem as me Luizin dhe as me Oltën dhe ndoshta kjo më ka penalizuar.

Arbër: Jam pak i mërzitur që doli Armaldo. Do isha njësoj edhe për Kristin, për shkak të ditëve brenda në shtëpi. Të përfshiu shumë shpejt “vorbulla” që u krijua brenda në shtëpi. Të vunë edhe në vështirësi dinamikat që u krijuan aty dhe bëre disa lëvizje për të disatën herë. Një herë afroheshe me Luizin, pastaj i thoje Oltën më mirë të dalë Kiara. Këto situata besoj se të kanë penalizuar.

Zhaklin: Në një farë mënyre, rrugëtimit të Maestros i kishte ardhur fundi. Gabimi i Maestros ishte me Luizin, situatat e përsëritura dhe fakti që nuk mbajte një qëndrim. Në dy persona që zihen, fiton i treti. Kjo ka qenë strategjia e Luizit. Ishte dashur të ishe më i qëndrueshëm.

Armaldo: Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dine t’ja dalin.  

EMISIONET