Oliviero Toscani, fotografi i famshëm i reklamave provokuese të “Benetton”, vdes në moshën 82-vjeçare

Oliviero Toscani, fotografi i famshëm i reklamave provokuese të

Oliviero Toscani, fotografi i njohur italian – i famshëm për reklamat e tij provokuese të markës së veshjeve “Benetton”, vdiq sot në moshën 82-vjeçare.

Presidenti i Toskanës, ku Toscani jetoi për herë të fundit, e nderoi atë si “mjeshtër i fotografisë dhe shpirtit i lirë”.

Toscani, prej kohësh ka qenë nje guru i reklamave të “Benetton” dhe organizoi disa fushata – të diskutueshme – gjatë lulëzimit të kompanisë së veshjeve në vitet 1980 dhe 1990.

Oliviero Toscani, fotografi i famshëm i reklamave provokuese të

Puna e tij reklamuese për “Benetton” përfshinte një fotografi të një burri që po vdiste nga SIDA, të një murgeshe dhe një prifti duke u puthur, të një gruaje të dobësuar që vuante nga anoreksia dhe një seri portretesh të të burgosurve amerikanë të dënuar me vdekje.

Kompania – me qendër në Ponzano Veneto, Itali, e themeluar në vitin 1965 – i dha fund bashkëpunimit me Toscani në vitin 2020 – pasi ai bëri deklarata mospërfillëse për shembjen e urës në qytetin verior italian, Gjenova, që shkaktoi vdekjen e 43 personave në 2018.

Oliviero Toscani, fotografi i famshëm i reklamave provokuese të

Në gusht, ai tregoi në një intervistë se vuante nga amiloidoza – një sëmundje e rrallë që shkaktonte dëmtimin e organeve. Ai tha se kohët e fundit i ishte nënshtruar një trajtimi eksperimental. 

EMISIONET