“Nuk kanë besim as te familjarët”, Vataj: Të abuzuarit paragjykohen e fajësohen nga komuniteti

Mirgit Vataj, Krytar i Urdhërit të Punonjësve Social thotë se personat e abuzuar seksualisht  nuk kanë besim as te familjarët që të tregojën.

Sipas tij viktimat e abuzimit fajësohen nga komuniteti se ka dashur vetë se ka provokuar agresorin.

Mirgit Vataj: Abuzimet seksuale janë shumë të vështira për të folur, dhe për të gjithë mënyrën si shantazhohen nga dhunuesit. Nuk kanë besim as te familjarët. Mund të ketë momente që ndjejnë një ndjenjë vetëfajësim. Nuk ndjejnë mbështetje. Si i qasemi ne viktimave të abuzimit? Paragjykohen, fajësohen nga komuniteti se ka dashur vetë se ka provokuar agresorin dhe heshtja kur ne si komunitet e dimë abuzimin dhe heshtim. Duke heshtur i japim zë dhunuesve për një viktimë të radhës.

“Shpesh viktimat kanë frikë të tregojnë se kanë frikë se do ta gjejnë veten në media. Nëse ti ekspozon të dhënat e viktimës nëse jep vendin ti e ekspozon. Detajet e ngjarjeve të lidhin me viktimën. Dhe familjet shpesh e pengojnë prej mentaliteti, që fëmija në të ardhmen do të mbetet beqar nuk do ti qaset njeri.”

EMISIONET