Nuk ka kthim pas/ Ariana Grande merr vendimin, nis procedurat e divorcit me Dalton Gomez
Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande, ka paraqitur një kërkesë për divorc, ditën e hënës në Los Angelos.
Arsyeja e ndarjes sipas saj kanë qenë “dallimet e papajtueshme” mes njëri-tjetrit.
Këngëtarja e “Thank U, Next” dhe Gomez u martuan në vitin 2021 me një dasmë të vogël the intime, me më pak se 20 persona të ftuar.
Grande më vonë ndau fotot e dasmës së tyre, e cila u mbajt në shtëpinë e tyre, në faqen e saj në rrjetin social "Instagram", me mbishkrimin “05.15.21”, postim, i cili është fshirë që atëherë.
Grande dhe Gomez, i cili është agjentë imobiliar, fillimisht e bënë publike marrëdhënien e tyre me publikimin e këngës së vitit 2020 “Stuck ëith U”, në videoklipin e së cilës shfaqen të dy.