"Nuk e zëvendësova dot nënën per vëllezërit e mi", Fatmira Breçani rrëfen historinë tronditëse pas vdekjes së nënës

Fatmira Breçani ka qenë e ftuara e parë në puntatën hapëse të emisionit 'Glamour Zone' në Tv Ora.

Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, Fatmira ka rrëfyer disa histori tronditëse të pathëna më parë nga jeta e saj private.

Fatmira tha se nëna e saj është ndarë nga jeta në moshë shumë të re.

Por më e keqja vjen më pas. Këngëtarja u shpreh se nuk mundi ta zëvendësonte nënën e saj tek vëllezërit dhe motrat.

Ester Bylyku: Cila është vështirësia që ke kaluar gjatë jetës tënde?

Fatmira Breçani: Kur më vdiq nëna. E kam përjetuar shumë keq sepse ishte shumë e re. Isha shumë e lidhur. Isha rreth 30-vjeç. Atë kohë, isha në shtëpi, e pamartuar. Kisha motrat dhe vëllezërit më të vegjël në shtëpi, ndërsa unë isha më e madhja. Por nuk zëvendësohet nëna. Vetëm nga përkujdesja e kam zëvendësuar tek ata. Jam munduar, por nëna është diçka që nuk zëvendësohet kurrë.

EMISIONET