Noemi Bocchi, diamant 5 karatësh në gisht nga Totti. Një dasmë në ajër?

Noemi Bocchi, diamant 5 karatësh në gisht nga Totti. Një

Tashmë Francesco Totti dhe Noemi Bocchi nuk fshihen më.

Madje, ata pozojnë për fotografët edhe në tapetin e kuq. Dhe pse nuk duhet?

Martesa mes ish-futbollistit dhe Ilary Blasi mori fund.

Dyshja tashmë është e sigurt se do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë dhe nuk do të kishte kuptim të ruhej një profil i ulët.

Lajmi i fundit është se, me rastin e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards 2022, që u zhvillua në Dubai, në gishtin e partneres së re të Tottit u vu re një unazë diamanti pesë karatësh.

A është tashmë koha e dasmës?

 Këto janë thashethemet që kërcejnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të nxitura nga tam tamet e mediave sociale.

Totti mësohet se e kishte porositur unazën gati një vit më parë.

Revista e përjavshme Chi gërmoi pak te të dhënat e marra në një postim  në Instagram të publikuar nga Bocchi,tek zinxhiri i dyqaneve ku dyshohet se unaza ishte blerë nga Totti.

Unaza e çmuar ishte blerë nga Totti te argjendari i tij të besuar (ku ai kishte blerë më herët dhurata për Ilary Blasin).

Porosia, siç zbulohet nga një burim, do të ishte bërë në dhjetor të një viti më parë, pra më herët se data“zyrtare” e fillimit të historisë me Noemin.

“Nëse duam të besojmë se historia, siç pretendon Totti, do të kishte nisur në natën e Vitit të Ri dhe do të konsolidohej vetëm marsin e kaluar, kjo është e pabesueshme”, shkruan e përjavshmja e drejtuar nga Alfonso Signorini.

“Në tetë muaj, në fakt, Totti ia doli që të ndahej nga Ilary pas njëzet vitesh martesë, duke thënë se kishte bërë gjithçka për të kapërcyer krizën, për të gjetur një shtëpi midis Romës veriore dhe qendrës ku të shkonte të jetonte me Noemin, për të festuar ditëlindjen me Bocchi-n dhe atë të djalit të tij Cristian dhe tani për të bërë debutimin në tapetin e kuq të Globe Soccer Awards 2022 në Dubai, një vitrinë globale”.

Vëmendjen e të përjavshmes nuk e tërhoqi vetëm unaza në gisht, por edhe byzylykun 8 mijë euro, i kombinuar me një gjerdan, vlera e të cilit nuk dihet.

Ndërsa fustani i zi jashtëzakonisht elegant i veshur nga Bocchi në Emiratet do të kushtonte “vetëm” 3500 euro.

Noemi Bocchi, diamant 5 karatësh në gisht nga Totti. Një

EMISIONET