Një "Selfie Museum" në Shqipëri për herë të parë, Eraldo Rexho prezanton atraksionin më të ri të të rinjve në Tiranë

Këtë vit është hapur për herë të parë në Shqipëri një museum ndryshe, një atraksion i mbyllur për të bërë foto.

Gazetari i showbizz Eraldo Rexho i ftuar në "Jeto me Orën" prezantoi projektin e tij "Selfie museum Albania" që prej janar është hapur ndërsa dhjetëra vizitorë e vizitojnë çdo ditë.

Eraldo tregoi se si lindi ideja e këtij muzeu dhe se si arriti ta sillte i pari në Shqipëri.

"Projekti lindi në SHBA atje ku ashë edhe museumin e parë.

Në pandemi projekti u shty derisa erdhi ky moment ku më 31 janar e prezantuam për herë të parë. E kisha menduar prej shumë kohësh në mendjen time.

Ka më shumë se 20 hapsira, dhoma fotografike.

Kisha pak frikë se si do të funksiononte, a do ta prisnin mirë. Para 4 ditëve kemi prezantuar 4 dhoma të reja. Në selfie museum kemi futur disa evente: ditën e dashurisë, Oscar night që do kthehet në një event të zakonshëm ku njerëzit shohin filma. Kemi bërë gender reveal për të gjithë ata që janë në pritje të ëmbël, do të kemi dhe organizime festash.

Ka disa dhoma: të preferuarën time e kam ndryshuar disa herë. Dhoma më e sukseshme deri tani është e telefonave. E imja është dhoma e pasqyrave. Është dhe vaska me para që të gjthë duan ta provojnë.

Prej shtatorit do të kemi dhe një projekt të dedikuar në televizion," tha ai.

EMISIONET