Një këngëtare shqiptare në jurinë e spektaklit gjerman “Deutschland sucht den Superstar”

Një këngëtare shqiptare në jurinë e spektaklit gjerman

Emisioni i njohur, “Deutschland sucht den Superstar”, ka konfirmuar antarët e jurisë, ku mes tyre është edhe këngëtarja Kosovare, Loredana.

Në një shkrim të postuar  në rrjetet sociale ata shkruajnë se:

“Në jurinë e “DSDS” në 2024: Loredana, një nga reperet gjermane më të njohura në vend. Vetëm kënga e saj “Kein Wort” (2020) ka mbi 92 milionë transmetime. Në vitin 2018, 28-vjeçarja filloi me këngën “Sonnenbrille” (tani që transmetohet në RTL+).

Loredana ka vajzën Hana me ish-bashkëshortin e saj, reperin kosovar Mozzik. Pak më vonë ajo publikoi këngën “Bonnie & Clyde” me të, e cila arriti në vendin e tretë në listat gjermane. Albumi i saj debutues “King Lori” gjithashtu arriti në vendin e tretë në top listat gjermane në 2019. Loredana eshte me lojtarin gjerman dhe profesionistin e BVB-së, Karim Adeyemi që nga korriku 2023. Në vitin 2024 ajo do të kërkojë talentin e ri të këngës në “Deutschland sucht den Superstar”.

EMISIONET